×
  • Sport
  • Sport

    Eliminatoret e ‘EURO 2024’, Giresse: Nuk eksperimentojmë dot tani me lojtarët e rinjë

    Insajderi
    20 March 2023 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova ka nisur përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të “EURO 2024”, ku përballë do të ketë Izraelin dhe Andorrën.

    Duke folur për në konferencën e parë për mediet në prag të këtyre përballjeve, trajneri i dardanëve Alain Giresse u shpreh se nuk mund të eksperimentojë duke testuar lojtarët e rinj në ndeshjet kualifikuese, ndërsa shtoi se qëllimi është që të bëjnë ndeshje të mira.

    Çfarë kërkojmë nga këto ndeshje? “Duhet të tregojmë formë të mirë, siç bëmë për shembull kundër Qipros kemi bërë paraqitje të mira. Kemi ftuar shumë lojtar të rinj, ndonëse ende nuk i shohim gati për të përfaqësuar Kosovën. Na duhen kualifikime sidomos nga lojtar që luajnë në kampionate të huaja, na duhet që ata të tregojnë eksperiencën e tyre.”

    Lojtarët e rinj: “Për ne rëndësi ka niveli i kampionatit ku luajnë lojtarët. Duhet të dimë që lojtarët e rinj nuk mund t’i provojmë në kualifikuese, pasi nuk kemi kohë as mundësinë ta bëjmë. E kemi një sy te këta lojtar, por do tentojnë t’i përfshijmë në mënyrë progresive te ekipi kombëtar, por jo në këto ndeshje.”

    Si u përzgjodhën lojtarët aktual? “Në nëntor patëm dhënë një lloj bilanci rreth grumbullimit dhe lojtarët që kanë performuar më mirë gjatë kësaj periudhe, si lojtarë psh që kanë kaluar nga kampionati i Kosovës në kampionate të tjera janë thirrur.”

    Mungesa e Ermal Krasniqit: “Është lojtar shumë i mirë, por në rolin e tij kemi shumë lojtarë të tjerë që e kanë treguar se janë goxha të mirë, por mundësia për të luajtur në të ardhmen me Kosovën është shumë e madhe.”

    Si do luani me Izraelin? “Do të bëjmë një ndeshje të fortë dhe do të luajnë lojtarë që janë të nivelit të Izraelit, megjithatë nuk dua të flas më tej për stilin e lojës që duam të bëjmë, pasi nuk duam t’ua tregojmë kundërshtarëve planin tonë.”

    Kosova do të përballet këtë të shtunë, më 25 mars, me Izraelin në transfertë, ndërsa të martën e ardhshme, pra më 28 mars do të presë në “Fadil Vokrri” skuadrën e Andorrës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark