×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Eliminohet Sllovenia nga Eurobasketi, Donçiç e pranoi se nuk ishte në formën më të mirë

    Insajderi
    15 September 2022 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombëtarja e Sllovenisë është eliminuar në mbrëmjen e së mërkurës nga Kampionati Evropian, pasi pësoi humbje nga Polonia me rezultat 90:87 në çerekfinale, shkruan Insajderi.

    Basketbollisti më i mirë i sllovenëve, Luka Donçiç nuk ishte në natën më të mirë dje pasi arriti të shënonte vetëm 14 pikë dhe këtë e ka pranuar edhet vetë ai.

    “Nuk di çfarë të them, nuk isha qind për qind, mora një injeksion në tremujorin e tretë, por nuk është kjo arsyeja pse luajta keq. Kam zhgënjyer ekipin dhe gjithë kombin… duhet të jetë më mirë”,

    Donçiç e mbylli ndeshjen më herët për shkak të pesë gabimeve personale, ndërsa gjatë ndeshjes ishte i pakënaqur me gjyqtarët.

    “Nuk di çfarë të them për gjyqtarët. Unë gjithmonë do të luaj për Slloveninë, sa herë që mundem dhe nëse jam i shëndetshëm.”

    Krejt në fund të deklaratës së tij, ai uroi dhe lavdëroi polakët për fitoren. /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark