Insajderi
Insporti

Eliminuan Man Cityn nga Kupa e Botës për Klube, sheiku hyri në zhveshtore dhe njoftoi lojtarët për bonusin marramendës

Insajderi
02 July 2025 - 13:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Eliminuan Man Cityn nga Kupa e Botës për Klube, sheiku hyri në zhveshtore dhe njoftoi lojtarët për bonusin marramendës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Futbollistët e Al Hilal arritën një sukses të madh duke siguruar kalimin në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, pasi eliminuan Manchester Cityn në një ndeshje dramatike me rezultatin përfundimtar 4-3 pas vazhdimeve.

Ekipi nga Arabia Saudite, i udhëhequr nga trajneri italian Simone Inzaghi, festoi kundër njërit prej klubeve më të mëdha evropiane, duke shkaktuar eufori në dhomat e zhveshjes, por edhe tek tifozët.

Menjëherë pas ndeshjes, gjatë festimeve në dhomën e zhveshjes, u shfaq një nga sheikët sauditë, i cili vendosi ta motivonte dhe shpërblente më tej ekipin.

Konkretisht, secili lojtar i Al Hilal u shpërblye me nga pesë milionë euro, gjë që shkaktoi entuziazëm tek lojtarët dhe stafi i trajnerëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark