Mesfushori e skuadrës së Napoli, Eljif Elmas po kërkohet nga skuadra evropiane.
Elmas ka bërë një sezon të shkëlqyer nën urdhrat e Luciano Spalletti, duke qenë një prej pikave kyçe në rotacionin e skuadrës së Napoli.
Paraqitjet e maqedonasit kanë tërhequr vëmendje edhe nga skuadrat më të mëdha evropiane. Dy prej tyre janë Milan dhe Inter.
Mediat italiane shkruajnë se do të ketë një ‘Derby della Madonnina’ në merkato, pasi Milan dhe Inter interesohen për Elmas.
Të dy skuadrat kanë kërkuar informacione nga Napoli, lidhur me situatën e Elmas dhe po përgatiten për nga një ofertë.