×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Elon Musk ka një kërkesë për presidentin Zelensky

    Insajderi
    11 November 2023 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sipërmarrësi dhe njëherësh miliarderi Elon Musk i ka bërë kërkesë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të mos dërgojë të rinjtë ukrainas në vijën e frontit, kur u pyet nëse duhej të fillonin negociatat mes dy shteteve.

    I ftuar së fundmi në “Podkastin Lex Fridman”, Musk foli për shumë çështje, gjithashtu edhe për luftën Ukrainë-Rusi, transmeton Telegrafi.

    “Unë kam propozuar një lloj armëpushimi vitin e kaluar, pasi që siç e kemi parë ka pasur shumë të vdekur për diçka që nuk ka pasur pothuajse asnjë ndryshim në çlirimin e tokave”, u shpreh Musk.

    “Vdekja e të rinjve nga Ukraina dhe vdekja e të rinjve rusë, pra duhet të kemi simpati edhe për këta të fundit, pasi ushtarët e rinj rusë nuk u pyetën për të shkuar në vijën e frontit, ata duhet të ishin aty”.

    “Unë do t’i rekomandoja Zelenskyt që të mos dërgojë rininë ukrainase për të vdekur në llogore. Nëse bisedon me Putinin apo jo, thjesht të mos e bëjë këtë”, deklaroi Musk.

    Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka filluar më 24 shkurt të vitit 2022 dhe deri më tani nuk ka pasur avancime të konsiderueshme nga asnjëra palë, duke qenë se luftimet janë të fokusuara kryesisht në lindje të Ukrainës, gjegjësisht në rajonin Donbas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark