×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Elon Musk nuk dorëzohet/ Pas dështimit, rinis sërish testimin e anijes kozmike “Starship”

    Insajderi
    18 November 2023 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Elon Musk nuk dorëzohet në planet e tij. Pas më shumë se shtatë muajsh nga dështimi i tentativës së parë, ai ka rinisur testimin e anijes kozmike “Starship”.

    Raketa më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë është larguar nga baza e lëshimit në Teksas për herë të dytë, me një zhurmë masive teksa 33 motorë në përforcuesin Super Heavy e nxisin atë drejt qiellit.

    Herën e parë anija shpërtheu pak minuta pas nisjes dhe u rrëzua në Gjirin e Meksikës. Anija ” Starship” është ndërtuar nga kompania SpaceX e sipërmarrësit amerikan Elon Musk.

    Ajo është e projektuar të ketë pothuajse dyfishin e shtytjes së çdo rakete në histori.  Synimi është që SpaceX të niset në drejtim të lindjes, për të përfunduar pothuajse një qark të globit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark