×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Elon Musk zbulon se kush do të jetë në krye të Twitter-it

    Insajderi
    12 May 2023 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sa herë që përmendet rrjeti social Twitter gjithmonë mendojmë edhe për Elon Musk, i cili luajti një rol të rëndësishëm si të mirë po edhe të keq në platformë. 

    Elon Musk ka gjetur një shef të ri ekzekutiv për të drejtuar Twitter-in. Lajmin e bëri me dije vetë Musk në Twitter, platformën sociale të cilën e bleu vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë.

    Musk nuk zbuloi identitetin e shefit të ri, por tha se “ajo” duke lënë të kuptohej se do të ishte një femër, “do të fillonte pas 6 javësh” dhe do të bëhet shefe ekzekutive e kompanisë. Kohët e fundit, ai ka qenë nën presion të vazhdueshëm për të emëruar dikë tjetër në krye të “Twitter” në mënyrë që të fokusohej në bizneset e tij të tjera.

    Musk është akuzuar më parë nga aksionerët për braktisjen e Tesla-s pas marrjes së tij në Twitter dhe për dëmtimin e markës së kompanisë së makinave.

    “Përpjekja për të balancuar Twitter, Tesla dhe SpaceX si CEO (është) një detyrë e pamundur që duhej të ndryshonte”, tha Dan Ives nga firma e investimeve Wedbush Securities. 

    Sipas dy raporteve të mediave amerikane, Wall Street Journal dhe Variety, shefja e reklamave të NBCUniversal, Linda Yaccarino është në bisedime për t’u bërë shefe ekzekutive e Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark