Kanë kaluar 3 muaj që nga projekti i saj i fundit muzikor “Lejla”, një bashkëpunim mes Capital T dhe 2Po2, por duket se Elvana Gjata është duke punuar për një projekt ndërkombëtar.
Edhe pse Elvana është një artiste që preferon të mos flasë për projektet muzikore para se t’i publikojë ato, kanë nisur të qarkullojnë disa foto që tregojnë se artistja po punon me dy emra të njohur të muzikës botërore.
Bëhet fjalë për Jason Boynd, i njohur për disa krijime të suksesshme me Usher dhe Justin Bieber. Ndërsa Sirota është një tjetër producent, me të cilin Elvana po bashkëpunon së fundmi. Ai ka punuar me emra të rëndësishëm të muzikës si Justin Bieber dhe Drake, shkruan Top Cahnnel.
Në fotot e publikuara në “Instagram”, Sirota tregon se është duke dëgjuar një prodhim të Jason, duke e quajtur atë monumental dhe duket se bëhet fjalë për projektin e ri të Elvanës, pasi vetë këngëtarja shihet teksa komenton poshtë këtij postimi.