×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Eman Rrahmani thumbon rëndë Kurtin gjatë intervistës televizive

    Insajderi
    29 March 2023 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, ka thumbuar të parin e Qeverisë për intervistën që ka realizuar sot.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i ftuar në emisionin ‘Debat Plus’ ku foli për dy vitet e qeverisjes dhe Asociacionin.

    Por, paraqitja e Kurti nuk i ka pëlqyer Rrahmanit sepse ai ka thumbuar me një status kryeministrin.

    Deputeti i VV-së i cili që shpesh herë ka shprehur pakënaqësinë për Qeverinë, deklaratat e kreut të ekzekutivit i cilësoi si gënjeshtra duke përdorur një thënie nga Alija Izetbegoviç.

    Unë besoj se popullit, në vend të rrenave të hijshme, duhet t’ia tregojmë të vërtetën, pavarësisht sa e shëmtuar të jetë ajo. E çfarë mund të bëjmë, fati nuk ka qenë i mirë me ne; por, me ndihmën e Zotit, ne do të kemi sukses“, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark