Skuadrat e Villarrealit dhe Southamptonit kanë luajtur një ndeshje miqësore në Angli si përgatitje për sezonin e ardhshëm, por të gjithë shfaqjen e ka twrhequr trajneri i skuadrës spanjolle, Unaj Emery , pas vetë ndeshjes kur është acaruar nga njëri prej tifozëve.
Një tifoz i kërkoi pas ndeshjes Emeryt të thoshte “good ebening”, që i referohej kohës së tij në krye të Arsenalit.
Gjatë mbretërimit të tij si trajneri i Topçinjve, Emery shpesh e fillonte çdo intervistë ose konferencë për shtyp me frazën “Good evening” apo “Mirëmbrëma”, por për shkak të theksit të tij tingëllonte sikur po thoshte ‘Good ebening ‘.
Sigurisht, tifozët në Angli nuk e harruan këtë dhe pas ndeshjes mes këtyre dy skuadrave në autobusin e klubit të Villarrealit, i kërkuan që t’ua thoshte, gjë që e bëri të qeshte dhe më pas u tregoi gishtin e mesit dhe vetëm u largua.