Këngëtarja Emeli Sande pritet që së shpejti të publikojë albumin e saj të dytë, pas një pushimi disa vjeçar nga muzika.
Producenti i saj, Naughty Boy, tha se ai dhe këngëtarja mjaftë të përgatitur për publikimin e tetë këngëve në albumin e radhës.
“Unë mendoj se Emeli ka pasur nevojë për pak pushim”, tha producenti, duke arsyetuar mungesën e këngëtares në skenën muzikore në këto vitet e fundit.
Albumi i parë i Emili Sande ishte pritur mirë nga publiku. Këngët My Kind of Love dhe Next to Me u bënë hit për kohë të gjatë./Insajderi.com