Reperi i njohur amerikan, Eminem, ka befasuar klientët duke i shërbyer në restaurantin e tij të ri “Mom’s Spaghetti”, në Detroit.
Në ditën e hapjes së restaurantit, ai ka vendosur qe t’i shërbejë vetë klientët.
Vizitorët që porositën aty patën mundësi që të përshëndeteshin me reperin dhe të bënin fotografi me të.
Eminem i kishte njoftuar ndjeksit e tij përmes rrjetit social Twitter, duke i ftuar për hapjen në restaurantit, por nuk kishte treguar se do të jetë edhe ai vetë aty.