Reprezentuesi i Kosovës, Emir Sahiti, ka treguar lojë të mirë në miqësore, duke kontribuar për fitoren e Hajdukut të Splitit.
Hajduku ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj MOL Fehervar nga Hungaria.
Sahiti ka shënuar dhe asistuar në golin e dytë.
Për Hajdukun realizuan Livaja (7′-nga penalltia e 13″), Sahiti (25’) dhe për MOL Fehervar shënuan Kodro (10 e 45+12’).
Lirim Kastrati u aktivizua në pjesën e dytë për MOL Fehervar por nuk arritën që të barazojnë rezultatin.