×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Emisari gjerman reagon pasi Kosova ratifikoi marrëveshjet e Berlinit

    Insajderi
    23 February 2023 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se vendet e mbetura të Ballkanit Perëndimor duhet të ratifikojnë marrëveshjet e dala nga Procesi i Berlinit sikurse sot Kosova.

    “Kosova ndoqi shembullin. Sot Kuvendi i Kosovës ratifikoi të tri marrëveshjet e mobilitetit të nënshkruara në samitin e Procesit të Berlinit. Shpresoj që vendet e mbetura të Ballkanit Perëndimor të shfrytëzojnë momentumin dhe të ratifikojnë shpejt. Mezi pres t’i shoh të gjithë qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shijojnë përfitimet shumë shpejt”, ka shkruar Sarrazin në Facebook.

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor. 82 votuan pro këtij projektligji, derisa nuk pati asnjë votë kundër ose abstenim.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës i dhanë dritën jeshile edhe dy marrëveshjeve- për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Europës Qendrore. Për marrëveshjen e parë votuan 83 deputetë, ndërsa për marrëveshjen e dytë 84 sosh – që të gjithë pro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark