×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Emisari gjerman tregon detaje për takimet e zhvilluara në Kosovë e Serbi

    Insajderi
    11 November 2022 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, përmes një postimi në Twitter ka dhënë më shumë detaje për takimet që zhvilloi në Kosovë e Serbi së bashku me homologun slloven, Anzhej Frangesh.

    Sarrazin gjithashtu ka bërë thirrje për de-eskalim dhe tejkalim të tensionit mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë këtu edhe dialogun.

    “Me Anžej Frangeš në Kosovë dhe Serbi. Ne takuam Albin kurtin, Besnik Bislimin, Donika Gërvallen si dhe Goran Rakiq nga Lista Serbe, vizituam kufirin e Jarinjes, folëm me kryeministren e Serbisë dhe Petar Petkoviqin. Urgjentisht nevojitet për deeskalim dhe tejkalim të tensionit po ashtu përfshirje në dialog”, ka shkruar Sarrazin në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark