×
  • Lajme
  • Lajme

    Emocionuese| 3 vjeçari bashkohet më nënën e tij, pasi gjyshja e rrëmbeu

    Insajderi
    20 April 2024 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fëmija 3-vjeçar, i cili u rrëmbye nga gjyshja duke mos ia dorëzuar të ëmës pas një vizite rutinë, më në fund ka rënë në duart e autoriteteve.

    Gjyshja Bahrije Gjuni, dorëzon në Policinë e Durrësit nipin 3-vjeçar, duke u vetëdorëzuar pas lënies në burg të të shoqit dhe të birit.

    Ky është momenti kur 3-vjeçari është ribashkuar me nënën e tij.

    “Amari i vogël 3-vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij. Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar. Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Durrës”, shkruan ministri i Brendshëm, Taulant Balla”, ka shruar ministri Taulant Balla.

    E pyetur nga gazetarët nëse do t’i lejonte gjyshërit ta takonin sërish fëmijën, nëna, Ile Gjuni nuk pati ndonjë përgjigje konkrete. “E di prokuroria, e di gjykata”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark