Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka zhvilluar një takim me banorët e qytezës së Malishevës.
E veçanta e këtij takimi është që në këtë takim mori pjesë edhe nëna e një dëshmori të kombit.
“Emocion i veçantë që në takimin e sotëm më banorët e Malishevës, takova nga afër edhe nënën heroike, që për Kosovën e dha djalin e vetëm që kishte, dëshmorin e kombit Avni Buqaj”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.