Kristjan Asllani është ylli i ri shqiptar që ka filluar shkëlqimin në elitën e futbollit italian Serie A.
Mesfushori defensivë ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Empolit duke zgjuar edhe interesimin e skuadrave të mëdha.
Mediat e ndryshme italiane kanë raportuar se skuadrat e mëdha si Milan e Inter kanë shprehur interesim për transferimin e talentit shqiptar për edicionin e ri.
Empoli është gati ta lejoj largimin e yllit të ri shqiptar në verë dhe tanimë i kanë vendosur edhe çmimin.
Sipas Sport Italia, skuadra bardhekaltër i ka vendosur çmimin prej 10 milionë euro Asllanit.
20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 17 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë me ekipin e parë të Empolit ku ka edhe një asistim.