×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Emrat e mëdhenj në gjueti për xhevahirët e Empolit, për mesfushorin e Kombëtares del në skenë edhe Atalanta

    Insajderi
    12 April 2022 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Empoli është kthyer në vitrinën e preferuar të klubeve italiane megjithëse merkatoja gjendet ende disa muaj larg.

    Emrat e mëdhenj të Serisë A kanë nisur gjuetinë për xhevahirët e skuadrës së Andreaxolit dhe ndër emrat e parapëlqyer janë edhe ata të Asllanit dhe Bajramit.

    Përpos ekipeve si Napoli, Interi apo Juventusi, tashmë në skenë del edhe Atalanta.

    “La Repubblica” raporton se ekipi i Gasperinit po monitoron Kristjan Asllanin, i cili ka treguar që në sezonin e parë në Serinë A se premton për një karrierë të madhe.

    Gjithashtu 19-vjeçarin shqiptar e pëlqen gjithashtu edhe Bolonja, ndërsa pas Bajramit janë vënë ndër të tjera edhe Verona, Lacio e Fiorentina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark