×
  • Lajme
  • Lajme

    Emrat /Foto | Kush janë personat që sulmuan gardianin në Prishtinë

    Insajderi
    09 April 2024 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës është sulmuar fizikisht të hënën. Sulmi ndaj tij është bërë nga katër persona të cilën tashmë kanë rënë në duart e policisë.

    Krejt ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Katër personat e dyshuari fillimisht i kishin zënë rrugën oficierit korrektues. E më pas edhe e kanë rrahur.

    Insajderi mëson se personat e arrestuar janë: Burim Strumcaku, Erza Isufi, Mërgim Hoxha dhe Valon Morina.

    Sipas burimeve jo zyrtare- njëri nga personat e arrestuar e kishte njohur gardianin në Burgun e Sigurisë së Lartë derisa ai ishte duke vuajtur një dënim.

    Insajderi sjell edhe fotografitë e të dyshuarve:

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti është konfirmuar edhe nga Policia.

    “Janë arrestuar katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që në bashkëveprim e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (punëtor i burgut). Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark