×
  • Lajme
  • Lajme

    Emri i pronarit të kompanisë LAD Group, në të cilën dyshohet se u transferuan 2 milionë euro – lidhet me partinë e Limajt

    Insajderi
    21 October 2020 - 22:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kadri Shala nga Llapushniku është pronari i Kompanisë LAD Group, kompani në të cilën dyshohet se u transferuan 2 milionë euro të vjedhura nga Thesari i Shtetit.

    Kadri Shala është anëtar i Nismës Socialdemokrate, ai ka lidhje me partinë e Fatmir Limaj. Vajza e tij Hajrie Shala është aktualisht këshilltare e zëvendëskryeministres Albulena Balaj-Halimi.

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami përmes një konference për media të mërkurën, ka deklaruar se janë vjedhur 2 milionë euro.

    Ndërkohë, Policia njoftoi se një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë në arrati.

    “Ata dyshohen se duke keqpërdorur detyrën zyrtare dhe duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë mbi 2 milionë euro. Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit”, kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

    Gjatë ditës u raportua se njëri prej tyre, i arrestuari Labinot Gruda ka lidhje me parti politike. Fillimisht u tha se Gruda ishte me PDK-në, kjo e fundit e demantoj këtë lajm, duke mohuar çdo lidhje të tij me partinë e tyre. Duke shtuar se është mbështetës i LDK-së./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark