×
  • Showbiz
  • Show

    Enca publikon video nga plazhi me të dashurin e ri, duke vallëzuar me këngë shqip

    Insajderi
    19 August 2023 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ditë më parë publikoi këngën dhe klipin e saj më të ri “Albanian”.

    Ajo erdhi për herë të dytë në një bashkëpunim me këngëtarin, Muharrem Ahmetin, duke bashkuar forcat për një këngë me motive shqiptare-patriotike.

    Pjesë e klipit ishte edhe i dashuri i ri i këngëtares, masazheri afrikan Mickey Neblett.

    Ajo publikoi së fundmi në rrjetin social Instagram një video, ku shihej me të dashurin në një motor-skaf, teksa lundronin së bashku nëpër det.

    Duke u shoqëruar nën ritmet e këngës së saj të re, Enca mund të shihet shumë e lumtur teksa herë pas here shkëmben puthje me të dashurin.

    “Më të mirë se ne s’ka”, shkroi Enca në mbishkrimin e saj video, në të cilën në një moment shihet teksa bashkë me Mickeyn e bëjnë simbolin e shqiponjës me duar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark