PSG ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Milan në Ligën e Kampionëve.
Francezët ishin më të mirë gati në çdo aspekt se ekipi italian, ku edhe rezultati përfundimtar 3-0, reflekton më së miri ndeshjen e mbrëmjes së sotme.
PSG shkoi në pushim të pjesëve me avantazh 1-0, pas golit të superyllit, Kylian Mbappe në minutën e 32’të.
Edhe në pjesën e dytë, kampioni i Francës tregoi paraqitje dinjitoze, duke shënuar edhe dy gola të tjerë.
Kolo Muani dyfishoi avantazhin për parisienët, kurse ish-bashkëlojtari i Muriqit te Mallorca, Lee Kang In, vulosi epilogun përfundimtar me një gol të bukur.
Me këtë fitore, PSG kalon në vendin e parë me 6 pikë, kurse Milan në vendin e fundit me vetëm 2 pikë dhe ende asnjë gol të shënuar këtë edicion në CHL.