×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ëndërra e shuar e lojtarit më të gjatë në botë, që u bë ‘viktimë’ e politikës midis Koresë së Veriut dhe SHBA

    Insajderi
    31 July 2022 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lojtari më i gjatë në historinë e NBA-së mund të jetë koreano-verior Ri Myung-hun. Me lartësinë 2.35 metra, ai hyri në librin e rekordeve ‘Guinness’, si njeriu më i gjatë i gjallë. Megjithatë, një ligj 81-vjeçar dhe marrëdhëniet e dobëta midis Koresë së Veriut dhe SHBA-së, frustruan ëndrrën e gjigantit, i cili madje ndryshoi edhe emrin për nder të idhullit të tij: për shkak të admirimit për Jordan, ai kërkoi të ishte ‘Michaeli i Ri’.

    Nëse ajo aventurë e ndërmarrë në fund të viteve ’90 do të kishte realizuar, koreano-veriori Ri do të kishte mund t’u hapte derën lojtarëve aziatikë, gjë që bëri më vonë Yao Ming.  Por mbi të gjitha, ai mund të kishte ndihmuar në marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve kundërshtare. Me gjithë përpjekjet dhe dëshirat e tij, asnjë nga këto nuk u arrit.

    Në vitin 1997, gjigandi i Koresë së Veriut udhëtoi në Kanada për t’u trajnuar. Shumë shpejt ai tërhoqi vëmendjen për lartësinë e tij, por edhe për koordinimin e tij, i papërshtatshëm për dikë me madhësinë e tij. Në NBA emri i tij filloi të tingëllonte sikur të ishte protagonist i një historie mitologjike. Gjashtë skuadra treguan interes për ta provuar. Gjithçka po shkonte mirë dhe ëndrra e Ri dukej në rrugën e duhur… derisa u përplas me burokracinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

    E VEÇANTË! NBA, ëndërra e shuar e lojtarit më të

    Departamenti Amerikan i Shtetit e ndaloi atë të luante në NBA, sipas një ligji të vitit 1917, i cili ndalon kompanitë amerikane të bëjnë biznes, mes vendeve të tjera, me Korenë e Veriut dhe qytetarët e saj. Më vonë ai u lejua të luante me një kusht: të mos dërgonte asnjë nga paga e tij në Korenë e Veriut. Lideri i dashur Kim Jong-Il, një adhurues i madh i basketbollit dhe i Ligës Amerikane, donte ta shihte bashkëkombasin e tij në NBA, por jo me çdo çmim. Ai e refuzoi propozimin, duke thënë se do të pranonte vetëm nëse Ri paguhej me grurë.

    Lojtari përfundoi i lodhur duke qenë pjesë në përplasjen e dy fuqive. Ai ndjeu se po përdorej si armë politike. “Mendova se nëse mund të luaja në NBA, kjo do të kontribuonte në marrëdhëniet miqësore midis vendit tim dhe Shteteve të Bashkuara. Por përpjekjet e mia kanë pasur efektin e kundërt. Ata donin të më përdornin për qëllime politike. Kështu që hoqa dorë,”- u ankua ai në një intervistë për ‘CNN’.

    Ri vazhdoi të luante në Korenë e Veriut, për ligën e së cilës nuk kishte asnjë lajm dhe me kombëtaren, në të cilën ishte lojtari më i shquar. Përveç kësaj, atij iu dha një vend në ushtri. Gjëja e fundit që dihet për të, në moshën 54-vjeçare, është përmes disa fotove në të cilat shfaqet me Dennis Rodman, në një nga udhëtimet diplomatike të lojtarit ekscentrik në Phenian, pasi është mik i Kim-Jong Un. “Doja të testoja aftësitë e mia. Nuk më interesonin paratë apo politika. Si sportist, doja vetëm të provoja”,- tha kush mund të jetë gjiganti më i madh në historinë e NBA-së.

    E VEÇANTË! NBA, ëndërra e shuar e lojtarit më të

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark