×
  • Sport
  • Sport

    Endri Çekiçi: Shënova prej talentit që Zoti më dha, nuk jam i lumtur

    Insajderi
    17 September 2022 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Endri Çekiçi shënoi në duelin kundër Galatasaray një ditë më parë, por Konyaspor në fund doli pa pikë nga fusha e blertë.

    Mesfushori nga Pogradeci realizoi një gol fantastik nga distanca, ndërsa në një rast tjetër u ndal nga trau i portës.

    “Shënova falë talentit që Zoti ma ka dhënë që fëmijë. Luajtëm shumë mirë, por nuk kishim fat. Edhe pse shënova gol, nuk jam i lumtur.

    Ne jemi një ekip që gjuajmë shumë nga distanca, ndaj edhe unë provoj shpesh”, u shpreh pas ndeshjes Endri Çekiçi, i cili pësoi edhe një dëmtim në duelin e djeshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark