×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Endriti sjell emocionet e 17 shkurtit të vitit 2008, zbulon se çka i tregoi Thaçi atij

    Insajderi
    17 February 2023 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi, ka treguar se kur është shpallur Pavarësia e vendit, ai ka qenë vetëm 8 vjeç.

    Por, pavarësisht moshës, ai thotë se mban mend çdo gjë.

    “Ka qenë një emocion i veçantë, një ditë feste për të gjithë – jemi përshëndetur me përqafime. E mbaj mend kur kemi shku në koncertin që ka ndodh për ditën e Pavarësisë, i mbaj mend kur i kemi pa fishekzjarrët”, tregon ai në intervistën për Nacionale, shkruan Gazeta Insajderi.

    “E mbaj mend kur babi ma ka prezantuar flamurin e Kosovës. Më ka pëlqy shumë flamuri, ka qenë një emocion i jashtëzakonshëm – që për vete kurrë nuk do ta harrojë”, zbulon tutje ai, shkruan Gazeta Insajderi.  

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark