×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Eneda Tarifa, favorite në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizionit

    Insajderi
    23 April 2016 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derisa Eurovizionit po i afrohen ditët, Eneda Tarifa është një ndër këngëtaret që mund të kualifikohet për në finalen e këtij festivali që do të nisë me 10-të maj.

    Sondazhet nëpër internet e bëjnë Tarifën një ndër këngët e pëlqyera të gjysmëfinales së dytë. Vetëm 10-të nga 17-të këngët që këndojnë këtë natë marrin një biletë për finale, shkruan KultPlus.com.

    Serbia, Australia, Ukraina, Bullgaria janë disa prej shteteve tjera që thuhet të kalojnë në finale. Shqipëria megjithatë do të duhet të luftojë shumë për finale, sepse në plot sondazhe në internet, përfshirë ato në Wiwibloggs dhe Escaz, atë e radhisin në pozitën e 10-të, krahas Lituanisë, Polonisë e Norvegjisë.

    Diaspora mund ti ndihmojë tej mase Enedës që ta mbërrijë finalen duke votuar për të, derisa kosovarët është e pamundur të dërgojnë votën e tyre për Enedën. Polonia po ashtu duket si këngë që nuk premton shumë por që llogaritur numrin e polakëve jashtë Polonisë, ajo mund të ketë sukses.

    Hapja zyrtare e Eurovizionit ndodhë me 8 maj, ndërsa netët e festivalit janë me 10-të maj, gjysmëfinalja e parë, me 12-të maj gjysmëfinalja e dytë kur këndon Tarifa dhe finalja e madhe me 14-të maj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark