Përfaqësueses shqiptare ne Eurovision, Eneda Tarifa,nuk i kanë pëlqyer komentet e “Wiwiblogs” për dukjen e saj të bëra pra disa ditëve.
Kjo u vërtetua në një intervistë që ajo dha për autorët e Wiwiblogs e cila nuk zgjati më shumë se vetëm disa sekonda.
Wiwiblogs është një spektakël televiziv që ndër të tjerash merret edhe me komentimin e personave të cilët do të marrin pjesë në Eurovision. Ditë më parë, ata kanë përqeshur këngën Fairytale të Tarifas si dhe dukjen e saj.
Autorët e Wiwiblogs e ndalën atë pas performimit në Izrael, por këngëtarja nuk ishte në diskonim t’i përgjigjej pyetjeve të tyre. Ajo vetëm ka thënë se është kënaqur me videon e tyre dhe i ka përshëndetur dhe është larguar nga aty.
Eneda Tarifa është duke qëndruar në Izrael për të promovuar këngën e saj me të cilën do të paraqitet në Eurovision më 12 maj. Javën e kaluar ajo ka qëndruar edhe në Kosovë./Insajderi.com