×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Eneda Tarifa nga Prishtina kërkon mbështetje për Eurovision

    Insajderi
    06 April 2016 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Eneda Tarifa, po qëndron në Kosovë, ku është duke e promovuar këngën Përralla me të cilën do të marrë pjesë në këtë garë.

    Në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, Tarifa ka thënë se ndihet mirë në Kosovë.

    Ajo ka sqaruar se në festivalin e këtij viti, top 10 shtetet finaliste do të zgjedhën përmes votës së drejtpërdrejt nga publiku, andaj edhe ka kërkuar mbështetje.

    “Prandaj kësaj here do të na duhet shumë më tepër ndihma e bashkë atdhetareve tanë ku do që ndodhen ,kurse unë do të mundohem të jap maksimumin tim, që të kem një përfaqësim sa më të denjë”, ka thënë ajo në konferencë.

    Ajo është shprehur e bindur se do të arrijë të garojë në finalen e garës ndërsa ka folur edhe për kritikat që janë bërë ndaj këngës së saj e cila është në gjuhën anglezë.

    Këngëtarja Tarifa ka thënë se shumica e këngëve në këtë garë do të këndohen në gjuhën angleze.

    Eurovisioni i këtij viti mbahet në Suedi nga 12 deri më 14 maj.  Herën e fundit, Shqipëria u përfaqësua nga Elhaida Dani.

    Në konferencë mori pjesë edhe Martin Leka, drejtor i përgjithshëm i Radiot Televizionit Shqiptar, i cili u shpreh optimist për suksesin e Shqipërisë këtë vit.

    Promovimi i këngës fillon sot në Kosovë dhe do të vazhdohet me turne në Holandë, Izrael, Angli, Maqedoni e vende të tjera./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark