×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Enis Bardhi largohet nga Levante, afër kalimit në kampionatin turk

    Insajderi
    10 August 2022 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Enis Bardhi do të vesh fanellën e skuadrës së Trabzonsporit. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “Marca”, e cila raporton se është arritur marrëveshja mes palëve  për një marrëveshje 3 vjeçare.

    Ndonëse Olimpiakosi, plot dy javë ishte në negociata me Levanten për transferimin e Bardhit dhe në momentin e fundit garës i është bashkuar edhe Elche spanjolle, në fund reprezentuesi i Maqedonisë u largua për në Turqi dhe në klubin që këtë verë ishte afër që të merrte Ezgjan Alioskin.

    Përveç tre milionë eurove për transferim, Levante do të marrë edhe një bonus për këtë transferim dhe tashmë pritet që Bardi të vijë në klubin e ri për ekzaminimet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën sa më shpejt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark