Insajderi
Zgjedhjet 2026

Enver Hoxhaj në shesh para tubimit: Kjo është forca që sjell ndryshimin

Insajderi
06 June 2026 - 20:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Enver Hoxhaj në shesh para tubimit: Kjo është forca që sjell ndryshimin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka publikuar fotografi me qytetarë dhe mbështetës të partisë para nisjes së tubimit qendror të PDK-së në Prishtinë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Hoxhaj ka vlerësuar mbështetjen e qytetarëve, duke e cilësuar atë si forcën që sjell ndryshimin.

“Para tubimit të madh mes njerëzve që nuk janë dorëzuar kurrë për Kosovën. Kjo është forca që sjell ndryshimin”, ka shkruar Hoxhaj.

Fotografitë e publikuara e shfaqin atë mes dhjetëra mbështetësve që janë mbledhur në kryeqytet për t’iu bashkuar tubimit përmbyllës të fushatës së PDK-së, një ditë para zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në këtë fushatë zgjedhore, Hoxhaj garon për deputet me numrin 10 në listën e PDK-së me numër 125.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark