Insajderi
Lajme

Enver Hoxhaj: Nënshkrimi im është i pari për të marrë hapa konkretë për ta zhvlerësuar Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës

Insajderi
18 September 2026 - 11:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Enver Hoxhaj: Nënshkrimi im është i pari për të marrë hapa konkretë për ta zhvlerësuar Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, është deklaruar lidhur me raportimet se kjo parti pritet të dorëzojë sot në Kuvend propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ai, ka thënë se duhet të mblidhet Grupi Parlamentar, ndërsa ka shtuar se nënshkrimi i tij do të jetë i pari për të marrë hapa konkret për ta zhbërë Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës.

“Duhet të mbahet një mbledhje me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës. Ndërsa, nëse më pyesni për qëndrimin tim personal, qëndrimi im personal është se nënshkrimi im është i pari për të marrë hapa konkretë për ta zhvlerësuar Gjykatën në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark