×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Enver Petrovci me shfaqjen më të shëmtuar të jetës së tij

    Insajderi
    25 March 2024 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkruan: Betim Gjoshi

    Kur më ka rënë ta shoh Enver Petrovcin duke luajtur në film rolin e ndonjë polici serb që turrej mbi shqiptarët me dhunë e me të shara me një serbishte të vrazhdtë, më ka bërë gjithmonë përshtypje se si po ia arrin ta transmetojë gjithë atë urrejtjen e madhe që ka ndodhur edhe në ngjarjet reale.

    Përgjigja paska qenë e thjeshtë: Ai gjithmonë e paska urryer atë fshatarin e varfër që vendosi të ngrihej në luftë për liri, andaj në film shante e bërtiste në serbisht me aq origjinalitet.

    E pas të gjitha atyre paraqitjeve ndër vite, Enver Petrovci e paska dhënë shfaqjen më të shëmtuar të jetës së tij, duke dalë kundër lirisë së popullit dhe vendit të tij.

    “Roli” i ri i akorit të preferuar të teatrove serbe për rolet antishqiptare, është tronditës me gjuhën e tij përçmuese. Ky rol fyen thellë mijëra familje që vazhdojnë të jetojnë me pasojat e mëdha të luftës nga humbja e njerëzve më të dashur të tyre në luftën për lirinë e Kosovës dhe mijëra njerëz që luftuan me atë që kishin për lirinë e vendit kundër një force të madhe ushtarake.

    Petrovci nuk është i vetëm. Si ai mendon edhe kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka dalë hapur kundër bombardimit të Serbisë nga NATO. Kurti është përfaqësuesi ideal i të gjithë atyre enverpetrovcëve që nuk e duan lirinë e popullit dhe vendit të tij.

    Nëse Kurti do ta donte lirinë e vendit dhe popullit të tij, ai nuk do të vazhdonte të zbatonte me përpikëri politikën e Dobrica Qosiçit që projektonte se Serbia mund ta rikthejë Kosovën atëherë kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark