×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Enver Sekiraqës i hiqet arresti shtëpiak, Insajderi sjell pamje nga momentet kur ai po e shijon lirinë

    Insajderi
    10 February 2024 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Enver Sekiraqa i akuzuar se ka nxitur vrasjen e Triumf Rizës është lënë i lirë. Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë u vendos që masa e arrestit shtëpiak të i hiqet.

    Insajderi ka siguruar edhe pamjet pas lirimit të tij. Sekiraqa duket se e ka shijuar lirimin së bashku me të afërmit e tij.

    Ne pamjet që i ka siguruar Insajderi , ai del që dje në Rruga B është shoqëruar nga Rrahim Abdullahu(Rrumqi), Ardian Abazi e Gentian Abazi. Kanë publikuar në rrjete sociale edhe fotografi.

    Avokatja e tij Kosovare Kelmendi tha për Gazetën Insajderi se ai tashmë është i lirë dhe se ka për detyrë paraqitjen në polici.

    “I njëjti ka qene në arrest shtëpiak qe dy vite. Dje është vendos nga Gjykata që të hiqet kjo masë dhe te zëvendësohet me atë në paraqitje në polici”, tha ajo.

    Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

    Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Sëiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.

    Incidenti në “Sëiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.

    Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark