×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Enver Sekiraqa: Qëndroj prapa çdo fjale dhe germe që e kam thënë dhe nënshkruar

    Insajderi
    08 November 2023 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të mërkurën, Enver Sekiraqa gjatë dhënies së mbrojtjes së tij ka thënë se qëndron para çdo deklarate të dhënë më parë dhe të nënshkruar nga ai. 

    “Unë qëndroj para çdo deklarate që unë e kam dhënë dhe që kom nënshkru, para çdo fjalie, para çdo germe, dhe s’kam asgjë të për të ndryshuar as shtuar për atë çka unë e kam thënë dhe e kam nënshkruar”, ka thënë i akuzuari Sekiraqa, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Kosovare Kelmendi, avokate e të akuzuarit Enver Sekiraqa, ka thënë se meqenëse i mbrojturi i saj ka dhënë deklarata të shumta, ai qëndron prapa tyre marrë parasysh edhe sugjerimet Gjykatës së Apelit që në rigjykim të eliminohen mangësitë në raport me provat materiale.

    “Po ashtu duke ju referuar sugjerimit të Gjykatës së Apelit, aktit akuzues respektivisht aktakuzës, mbrojtja nuk ka pyetje për të akuzuarin sepse për këto pothuajse 14 vite asgjë e re nuk është shfaqur dhe as nuk ka rezultuar ndonjë provë apo deklarim që gjerë më tani nuk është administruar”, ka shtuar ajo duke thënë se Sekiraqa do përgjigjet në pyetjet e prokurorisë dhe trupit gjykues.

    As prokurori special Shpetim Peci, nuk kishte pyetje për të akuzuarin, duke thënë se kjo çështje është kthyer disa herë në rigjykim dhe se në secilin rast është mohuar kryerja e veprës penale.

    “Çdo herë kur është deklaruar në bazë të procesverbaleve ka mohuar veprën penale, kryerjen e veprës penale nuk është paraqitur ndonjë rrethanë re prandaj mohimi dhe besimi i turpit gjykues për deklarata e mëparshme të të akuzuarit do te elaborohet në kuadër të fjalës përfundimtare”, ka thënë ai.

    Seanca është duke vazhduar me marrjen në pyetje të të akuzuarit Sekiraqa nga trupi gjykues.

    Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

    Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Sëiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.

    Incidenti në “Swiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.

    Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark