Debatik Curri ka thënë se Prishtina e ka respektuar Drenicën maksimalisht dhe me meritë ka arritur t’i marrë pikët e plota.
Curri mori drejtimin e kryeqytetasve pas shkarkimit të Ismet Munishit, ndërsa e ka shënuar fitoren e dytë rresht. E eliminoi Ballkanin nga Kupa e Kosovës, ndërsa të shtunën fitoi në udhëtim te Drenica.
“Të them të drejtën e kemi përgatitur mirë ndeshjen. Historikisht ndaj Drenicës kemi pasur probleme. Kemi pasur përballje të forta. Por sot e kemi respektuar maksimalisht, sikur të ishte ndeshje ndaj skuadrës së Dritës apo Ballkanit që luftojnë për titull kampioni. Kemi pasur orar të ngjeshur me shumë ndeshje dhe ka qenë lodhje për futbollistët. Atë që e deshëm, e arritëm. Epilogu final ishte fitorja me meritë”, është shprehur Curri. Curri shtoi se fitorja ndaj Drenicës do t’i ndihmojë Prishtinës të jetë më stabile në tabelë por edhe më e qetë.