×
  • Showbiz
  • Show

    Era Istrefi me poza të “nxehta”, shpërfaq barkun e hollë

    Insajderi
    02 October 2023 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Era Istrefi i është rikthyer fuqishëm muzikës e gjithashtu nuk i ndal as postimet në Instagram.

    Bukuroshja qëndron aktive në rrjetet e saj sociale edhe pse shumë e angazhuar tash së fundi me shumë projekte e mbrëmje muzikore.

    Artistja shqiptare para ca orësh ka publikuar një set fotografish të lezetshme, ku shihet se po kalon kohë të lirë për veten, e gjithashtu e shoqëruar nga qeni i saj.

    Era duket thjesht e bukur në një veshje me xhinse, një bluzë të shkurtë, edhe atletet të cilat përshtatet shumë me dukjen.

    Flokët e lëshuara drejt, të ndara në mes, me ngjyrë që tashmë edhe e karakterizon, të bardhë.

    Era i është kthyer skenës fuqishëm, pasi projektet e saj u bënë të gjitha hite.

    Kujtojmë që këngëtarja e hitit “BonBon”, muaj më parë ka konfirmuar lidhjen me futbollistin shqiptar, Amir Rrahmanin. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark