Këngëtarja Era Istrefi është ftuar si “mysafire shumë speciale” në koncertin e David Guetta-s që do të mbahet më 5 qershor në Shkup.
Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja duke postuar një njoftim të koncertit që do të mbahet në Filip Arena.
Era Istrefi ditëve të fundit ka qenë e zënë edhe me performime në vende Evropiane, sic janë Franca e Gjermania./Insajderi.com