Era Istrefi po vazhdon të jetë në toplistat muzikore evropiane.
Vajza e re nga Kosova ka gati 1 vit që po shijon suksesin e këngës së saj “BonBon”. Versioni anglisht i këngës ishte i domosdoshëm që ajo të njihej edhe më shumë.
Në një intervistë për That Grape Juice, Era tregon më shumë për albumin në të cilin ajo po punon aktualisht.
“Albumi ka shtatë këngë dhe është pjesa në të cilën po punoj më së shumti, po eksploroj dhe po provoj të shkruaj tekste këngësh sa më të sinqerta. Sot kam më shumë presion pasi kam një kompani incizimi me të cilën kam kontratë dhe gjërat pak komplikohen kur ke afate” tregon Era.
“Projekti duket se nuk ka limit megjithatë dhe kjo më bën të lumtur” ka treguar Era.
Era momentalisht gjendet në Londër, atje ku edhe e ka realizuar këtë intervistë dhe ku mesiguri po punon në albumin e saj.
“Dua të më njohin si një vajzë nga Kosova e cila nuk ka hequr dorë nga ëndrra e saj dhe është provë se gjithçka është e mundur”, tregon tutje Era në këtë intervistë.