×
Show

Era Istrefi, rrënjët edhe në Eurovizion

Insajderi
11 July 2016 - 17:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Era nuk ka treguar ndonjëherë simpati ose dëshirë për të qenë pjesë e garës, për të përfaqësuar shqiptarët në Eurovizionin e vërtetë. Vitin tjetër Eurovizioni mbahet në Ukrainë, por ende nuk dihet për lokacionin e saktë.

Era Istrefi është aktualisht këngëtarja shqiptare më e klikuar dhe e kërkuar në Evropë. Hitet e saj ndër vite i kanë dhënë asaj famën që ajo tash e gëzon, e sidomos me këngën e fundit “BonBon”, me të cilën theu rekorde e morri vëmendjen e plot shteteve në Evropë.

E çuditshme, por Era është përfshirë edhe në një garë online të këngëve nga e mbarë Evropa, që quhet Wiwivision. Garën e organizon Wiwibloggs, një platformë online – portal, që e përcjellë Eurovizionin, garën muzikore që mbahet vit për vit dhe është edhe gara më e vjetër e muzikës në kontinentin tonë.

Wiwibloggs kësisoj mbrëmë ka shpallur rezultatet e garës, ku secili shtet evropian ka konkurruar me një këngë përfaqësuese, më pas me votim nga dëgjuesit nga mbarë Evropa, njofton KultPlus, transmeton Insajderi.

Era Istrefi ka përfaqësuar Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, dhe ka përfunduar në pozitën e katërt nga rreth 70-të këngë. Jo shumë e pëlqyer nga juritë e shteteve, ajo ka marrë mbi 200 pikë vetëm nga votuesit.

Në këtë edicion të Wiwivision, diçka e ngjashme me Eurovizionin por që mbahet vetëm online, ka triumfuar kënga nga Australia. Era ka marrë 293 pikë dhe në pozitën e katërt duket fort e pëlqyer nga publiku dhe dëgjuesi evropian.

Wiwibloggs është edhe portali që ka propozuar dhënien e çmimit Rona Nishliu Awards, një çmim që i jepet vokalit më të mirë të çdo edicioni.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark