Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Erblina Tahiraj është deklaruar rreth prioriteteve të saj në rast se zgjidhet deputete në kuvendin e Kosovës, shkruan Insajderi.
Tahirja është aktualisht asambliste nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në kuvendin komunal të Deçanit, teksa në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit garon me numrin 30.
Ajo është shprehur se Ramush Haradinaj është lideri i saj, teksa fokusi saj do të jetë rinia.
Kujtojmë që Ramush Haradinaj në këto zgjedhje garon për postin e presidentit të Kosovës, post ky vakant pas dorëheqjes së Hashimit Thaçit i cili u thirrë në Gjykatën Speciale në Hagë./Insajderi.org/