Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Erblina Tahiraj ka vazhduar sot takimet me qytetarë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Tahiraj ka qëndruar në fshatin Kodrali të Deçanit ku ka takuar dhjetëra banorë të këtij lokaliteti.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se sot është koha e realizimeve “e jo premtimeve”.
“Faleminderit për mikpritjen, Kodrali! Është koha e realizimeve, jo vetëm e premtimeve. Ndryshimet kërkojnë njerëz të rinjë! Bashkë, për Ramushin President!”, ka thënë Tahiraj. /Insajderi.org