×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Erdha nga Zelanda e Re për të kontribuar”, Gjithmonë i përgigjet atdheut”, Ridvan Muharremi dhe avokati i tij bëhen patetik në gjyq

    Insajderi
    22 August 2023 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën dëgjimore ku u mor vendimi nga Gjykata Themelore e Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Ridvan Muharremit, mikut të kryeministrit, si dhe dy zyrtarëve të MINT-it, mbrojtja e këtij të parit ka dhënë deklarata patetike.

    Në vendimin që u sigurua nga Betimi për Drejtësi, Mahmut Halimi, avokati i Ridvan Muharremit, citohet të ketë thënë se klienti i tij e la Zelandën e Re për Kosovën dhe se “gjithmonë i përgjigjet atdheut”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “I pandehuri Ridvan Muharremi deklaron se në tërësi pajtohet me pretendimet e mbrojtësit e tij dhe mbështet deklaratën që ka dhënë me shkrim në polici dhe në prokurori, thekson se ka ardhur nga Zelanda e Re në Kosovë bashkë me familje për të jetuar dhe kontribuar në Kosovë”, thuhet në vendim.

    “Sipas avokatit Halimi, i dyshuari Muharremi është afarist i shkëlqyer dhe që gjithmonë i përgjigjet atdheut sa herë që e kërkon nevoja”, vijon ndër të tjera vendimi.

    Avokati Halimi e ka akuzuar Prokurorinë, duke e quajtur gjykimin e klientit të tij, Ridvanit, si “proces politik”, njësoj sikurse partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

    Në anën tjetër, Prokurori special, Valdet Gashi, sipas vendimit, i ka thënë Halimit se “ky është një proces politik, prokurori special Valdet Gashi ka thënë se është një deklarim i paqëndrueshëm, i hamendësuar dhe se kontaktet e të dyshuarit Muharremi me dy të dyshuarit tjerë, i ka dëshmuar edhe në këtë seancë”.

    Muharremi, bashkë me Irfan Lipovicën dhe Hafiz Garën, po dyshohen për keqpërdorim me rezerva shtetërore. Ky keqpërdorim, sipas Prokurorisë Speciale, i ka kushtuar 600 mijë euro buxhetit të shtetit, meqë mallrat e porositura për rezerva shtetërore nuk erdhën kurrë në Kosovë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark