Insajderi
Botë

Erdhi furishëm nga deti dhe ngriti gjithçka në ajër, pamje të frikshme nga tornadoja në Itali

Insajderi
20 August 2022 - 12:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Erdhi furishëm nga deti dhe ngriti gjithçka në ajër, pamje të frikshme nga tornadoja në Itali
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tornado mori para gjithçka pasditen e djeshme në bregdetin e Guardia Piemontese në Kozenca të Italisë.

Era e fortë erdhi nga deti dhe krahas dallgëve goditi furishëm bregun duke hedhur në ajër çadra dhe shezlongë që gjendeshin në breg.

Një numër i madh pushuesish u kapën të papërgatitur nga tornadoja duke pësuar edhe dëmtime të vogla fizike për shkak të sendeve që u hodhën në ajër.

Pavarësisht paralajmërimeve, shumë pushues zgjodhën të rrinin në breg të detit për të fiksuar me celularin e tyre tornadon, por kjo nuk rezultoi një eksperiencë e mirë. /abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark