×
  • Sport
  • Sport

    “Erdhi pa asnjë bonus nënshkrimi” – Rui Costa e zbulon se si erdhi deri te transferimi i Di Maria-s te Benfica

    Insajderi
    06 September 2023 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Benficës, Rui Costa, ka zbuluar se si Angel di Maria i është bashkuar klubit.

    Costa tha se Di Maria nuk donte të dinte sa do të ishte rroga e tij, duke theksuar se ai nuk kërkoi as edhe një euro tjetër.

    “Paga e Di Marías nuk kalon kufirin e pagës, ai erdhi pa asnjë bonus nënshkrimi”.

    “Ai nuk donte të dinte se sa do të ishte rroga e tij, ai nuk kërkoi as një euro tjetër. Më tha: “Dua shumë të luaj për Benficën për çdo euro që do të më japësh”, u shpreh Costa.

    Kujtojmë se sulmuesi argjentinas ka qenë pjesë e Benficës gjatë periudhës 2007-2010. Di Maria u rikthye te skuadra portugeze duke u larguar nga Juventusi.

    Deri më tani, 35-vjeçari është paraqitur në katër ndeshje duke realizuar tri gola dhe dhuruar dy asistime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark