×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Erdogan: Hamasi, një grup çlirimtar që lufton për të mbrojtur tokën e tij

    Insajderi
    25 October 2023 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayiip Erdogan e ka cilësuar Hamasin, një grup çlirimtar që po lufton për të mbrojtur tokën e tij.

    Duke folur në Ankara, Erdgoan konfirmoi se ka anuluar udhëtimin e tij të ardhshëm në Izrael, për shkak të situatës në Gaza, shkruan Al Jazeera.

    Ndërkaq, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan tha se ata që mbështesin veprimet e Izraelit nën maskën e solidaritetit janë “bashkëpunëtorë në krimet e tij”.

    Fidan deklaroi se sulmi tokësor Izraelit në Rripin e Gazës do t’i kthente luftimet në “masakër”, ndërsa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime pasi populli palestinez do të përballet me ditë edhe më të këqija nëse konflikti vazhdon.

    Ai theksoi se Turqia nuk do të lejojë dëbimin e palestinezëve nga tokat e tyre në Rripin e Gazës për shkak të veprimeve të Izraelit dhe theksoi se zgjidhja e vetme e konfliktit është krijimi i një shteti të pavarur palestinez.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark