×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Erdogan: “Luftëtarët kurdë përdorin armë ruse dhe amerikane”

    Insajderi
    16 March 2016 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thotë se armët amerikane edhe ruse po përfundojnë në duart e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, të cilën Turqia e konsideron si organizatë terroriste.

    Erdogan gjithashtu ka refuzuar idenë e çfarëdo lloj forme të vetëqeverisjes së kurdëve në Turqi, gjatë një adresimi në Ankara.

    Ai tha se armët e konfiskuara nga PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit), nga PYD (Partia e Unionin Demokratik Sirian), si dhe nga YPG (Njësitë për Mbrojtjen e qytetarëve Kurdë), vijnë nga Rusia dhe Perëndimi, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Uashingtoni gjithashtu e konsideron PKK-në si grup terrorist, por SHBA ka lidhje të forta taktike me YPG-në, të cilën Ankaraja e konsideron si degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. /rel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark