×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Erdogan merr vendimin: Nuk do të ketë ndërtesa të reja me më shumë se 4 kate

    Insajderi
    04 March 2023 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Teksa njoftoi nisjen e “Modelit Kombëtar të Mburojës së Rrezikut”, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se ndërtesat e reja nuk do të jenë më shumë se tre ose katër kate të larta.

    Modeli u lançua për ndërtimin e shtëpive të reja të banimit pas tërmeteve shkatërruese të muajit të kaluar në jug të vendit, shkruan TRT.

    “Ne kemi nisur shpejt ndërtimin e shtëpive dhe hapësirave të reja, duke filluar me projektet, studimet e terrenit dhe fizibilitetit të të cilave tashmë janë përfunduar,” bëri të ditur Erdogan të premten në një takim në Stamboll me zyrtarë të nivelit të lartë.

    Sipas Erdogan, qëllimi i takimit ishte formimi i bazës intelektuale për modelin, ku shtoi se duke krijuar këtë qasje, të gjitha rreziqet duhet të merren parasysh pas fatkeqësisë me të cilën po përballet vendi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark