×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Erdogan para Vjosa Osmanit: Ashtu si Millosheviqi, besoj se edhe Netanyahu do të dënohet

    Insajderi
    08 December 2023 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se beson që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të dënohet e gjykohet sikurse kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

    “Këta janë terroristë si ndihmës të terrorizmit dhe do të gjykohen patjetër në Gjykatën e Drejtësisë në Hagës. Ashtu siç Millosheviqi u gjykua dhe u dënua, besoj se edhe Netanyahu dhe bashkëkryerësit e tij në fund do të gjykohen dhe dënohen”, tha Erdogani duke vazhduar:

    “Nëse nuk mund të parandalojmë mizorinë e Izraelit, askush në asnjë vend të botës nuk mund të ndihet i sigurt. Sepse Kutia e Pandorës tashmë është hapur”, raporton “Anadolu”.

    Këto komente, Erdogani i bëri gjatë një fjalimi në hapjen e aktivitetit “TRT World Forum 2023” që u mbajt në Stamboll, ku pjesëmarrëse ishte edhe presidentja Vjosa Osmani.

    Në fjalën e tij, presidenti turk tha se vendi i tij është i gatshëm të marrë përgjegjësi për të parandaluar gjakderdhjen në Gaza.

    “Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësi për të parandaluar gjakderdhjen, shkatërrimin e mëtejshëm”, tha Erdogani duke folur në lidhje me luftën që ndodh mes Izraelit dhe Hamasit, raporton Anadolu.

    “Sot e kuptojmë më mirë se institucionet ndërkombëtare që kanë për detyrë sigurimin e paqes dhe sigurisë globale, nuk kanë aftësi për zgjidhjen e problemeve”, shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark