Insajderi
Botë

Erdogan shprehet optimist për një takim mes Putin dhe Zelensky

Insajderi
23 August 2022 - 16:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Erdogan shprehet optimist për një takim mes Putin dhe Zelensky
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpreson të organizojë një takim midis udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin të Rusisë “në një të ardhme jo shumë të largët”, shkruan BBC.

Erdogan ka kërkuar të luajë rolin e paqebërësit që nga shpërthimi i konfliktit. Duke folur pas një takimi të kabinetit, ai tha se shpresonte të organizonte një samit midis liderëve “për të zgjidhur plotësisht këtë krizë”.

Si Kievi ashtu edhe Moska kanë hedhur poshtë çdo perspektivë për një takim midis Putinit dhe Zelenskit në javët e fundit. Ditën e djeshme, përfaqësuesi i Rusisë në OKB  tha për Financial Times se një samit i tillë nuk ka gjasa të ndodhë.

Dhe Zelensky gjithashtu hodhi poshtë mundësinë javën e kaluar gjatë një takimi me Erdogan, duke i thënë liderit turk se ishte “shumë i befasuar” kur dëgjoi se Moska ishte “gati për një lloj paqeje”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark